Categories Lajme

Tiranë/ Dy makina përplasin njëra pas tjetrës një grua me pasojë jetën e saj

Dy aksidente me pasojë vdekjen janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe Elbasan. Në kryeqytet ngjarja u regjistrua në rrugën “Misto Mame” në Kombinat.

Viktimë raportohet se ka mbetur një grua, e cila po lëvizte në këmbë. Dyshohet se ajo është përplasur nga dy automjete njëri pas tjetrit. Rrethana e aksidentit nuk dihen ende por dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin dy automjetet.

“Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe”. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë ka qëndruar në rrugë për disa minuta në pritje të autoambulancës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME