Categories Lajme

Tiranë, Jehonë në mediat greke: Familja vetëflijohet për “ringjalljen”

Ngjarja tragjike e Kombinatit që mund të cilësohet përtej imagjinatës njerëzore dhe e padëgjuar në asnjë vend të botës më parë, ka marrë vëmendjen e mediave fqinje. Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit tronditës, ku në titujt kryesorë të tyre shkruhet “Tmerri në Shqipëri”. Kështu një nga mediat greke shkruan:

“Tri gra, një nënë dhe dy vajza, besnike ndaj fesë, kanë vendosur të sakrifikojnë veten për “ringjalljen”, për jetën e përjetshme që shpall sekti fetar ku ishin pjesë. Si rezultat, 56-vjeçarja Zaneta I. dhe vajza e saj 30-vjeçare Anisa u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Tiranë sot, ndërsa motra e vogël, Blerta u dërgua në spital në gjendje kritike për shkak të urisë.

E penduar për këtë zgjedhje, gruaja e re që mbijetoi i tha policisë: “Ju nuk mund t’i kuptoni sakrificat tona për të arritur në këtë pikë”. Sipas të dhënave të para mjekësore, 33-vjeçarja duhet të kishte vdekur shumë kohë më parë dhe ishte mbajtur në shtrat nga nëna dhe motra e saj në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur produkte të ndryshme që nuk lejonin që trupi të kalbet dhe erë e keqe”.

Ndërkohë një tjetër media shkruan: Ajo që ka ndodhur në Tiranë nuk i përshtatet mendjes njerëzore. Sipas mediave në vendin fqinj, tre gra, një nënë dhe dy vajza, besnike të fesë së një sekti fetar, vendosën të sakrifikojnë veten për “ringjalljen”, për jetën e përjetshme që shpall ky sekt fetar”.

Ngjarja tronditëse ka kaluar kufijtë shqiptarë duke tronditur edhe opinion e vendit fqinj. Mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kombinatit u gjetën të vdekura nëna dhe vajza 30 vjeçe, kjo e fundit sipas ekspertizës mendohet të ketë vdekur 15 muaj më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME