Categories Lajme

Tiranë/Lirohet biznesmeni Petrit Syla

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ditën e sotme, administratorin e ‘Skela Syla’, Petrit Sylën, i cili ishte vënë në pranga me akuzën shkeljeve të rregullave të sigurisë në punë.

Syla u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 16 gusht, ku humbën jetën dy punëtorë pas rrëzimit të skelës në një pallat në Tiranë.

Ishte avokati i biznesmenit Syla, Mirash Ndoci që apeloi vendimin, duke kërkuar lirimin e tij në Gjykatën e Apelit, pasi përgjegjësia për ngjarjen e ndodhur në një pallat te rruga e Elbasanit nuk binte mbi të.

Për këtë ngjarje, është në burg inxhinieri i kompanisë “Skela Syla”, Ilir Bendo, ndërsa në “arrest shtëpie”  Xhimi Tarushi, drejtuesi teknik i punimeve për subjektin ndërtues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME