Categories Lajme

Tiranë/ Rrihen me grushte e sende të forta të miturit, policia vihet në kërkim të tyre

7 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në orët e fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë policia po punon për kapjen e disa të miturve, që janë përfshirë në një sherr masiv mes tyre. Ata janë rrahur me grushte e sende të forta për motive të dobëta.

Njoftimi: Vihen në p ranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 32 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. S., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi; – A. Ç., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: – E. R., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi. Gjatë verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – R. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi; – D. M., 27 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar shtetaset L. D., 55 vjeçe, dhe D. D., 7 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– D. K., 44 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për 7 shtetas të mitur, dhe po punojnë për kapjen e 5 bashkëmoshatarëve të tyre, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe mjete të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME