Categories Lajme

Tiranë, Taktika që përdorin dy sirianët për të mashtruar punonjësit, Shihni si vidhen dyqanet e celularëve (Video)

Vjedhjet nga ana e emigrantëve sirianë apo të vendeve të tjera të Lindjes së Mesme janë kthyer në një problem mjaft shqetësues për shumë biznese. Në objektiv të tyre kohët e fundit kanë qenë dyqanet e celularëve, ku pasi hyjnë si klientë, njëri flet me punonjësin, dhe tjetri vjedh.

Këto dy video, që siguron për “BalkanWeb” gazetari Enrik Mehmeti, janë të ditëve të fundit në të njëjtin vend, në qendër të Tiranës, por me emigrantë të ndryshëm. Në rastin e parë është arritur të realizohet vjedhja e celularëve dhe aksesorëve, ndërsa në rastin e dytë është lajmëruar policia dhe i ka kapur në kohë duke i arrestuar.

Sipas burimeve nga policia, në rastet kur emigranti i paligjshëm vjedh dhe nuk kapet në flagrancë, largohet pa arritur të identifikohet, sepse për të nuk ka të dhëna në sistem. I njëjti burim shton se rastet e vjedhjeve nga ata janë shtuar shumë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. (BalkanWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME