Categories Lajme

Tiranë, vritet me thikë një grua, dyshimet e para

Vritet me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës, një grua në Tiranë. Burime nga policia konfirmojnë se në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara nga thika.

Policia ka dyshime se gruaja mund të jetë vrarë nga motra e saj gjatë një debati e sipër. Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes.

Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në debat e sipër mes dy motrave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME