Diego Demme nuk do të jetë goditja e vetme e Napolit në këtë merkato janari. Mesfushori mbërriti te jugorët nga gjermanët e Leipzig, me çmimin e kartonit të vendosur në shifrën e 13 milionë euro. Ndërkohë, pas gjermanit, Napoli është gati të plotësojë një tjetër dëshirë të trajnerit, Gennaro Gattuso.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Celta Vigo, Stanislav Lobotka. Sllovaku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te spanjollët, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Për të arritur te 25-vjeçari, Napoli është e gatshme të derdh 20 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse. Lajmi bëhet i ditur nga “Sky Sport Italia”, me mediat italiane që zbulon se Lobotka do të prezantohet te Napoli në orët e ardhshme.
