Categories Lajme

Toçe kundër karantinimit: Ata që nuk respektojnë masat, injorantë që rrezikojnë të tjerët

Psikologia Denada Toçe, e ftuar në “Top Talk”, foli në lidhje me një karantinim të mundshëm të vendit, ku e trajtoi situatën në aspektin psikologjik të njeriut.

Për ata ata që nuk e besojnë Covid-19, për të janë injorantë dhe të papërgjegjshëm. Nga ana tjetër, psikologja shtoi se nuk duhet të ketë vend për panik. Toçe sugjeroi një masë që po implementohet aktualisht në Francë.

Sipas Denadës do të ishte e nevojshme që një person të mos largohej më shumë se një kilometër nga shtëpia, e nëse kjo ndodh të gjobitej. Sipas Toçes, kjo do të reduktonte ambientet që frekuentohen nga mijëra njerëz, ku përmendi zonën e liqenit në Tiranë.

”Unë mendoj që është totalisht i panevojshëm, unë mendoj që strategjia e duhur në vendin e duhur është gjëja më e mirë e mundshme. Nuk ka nevojë fare për izolim total, është komplet e panevojshme dhe jo efektive. Izolimi i pjesshëm, mendoj që asistimi i pjesshëm i personave që punojnë, i personave që shkollohen, i personave që kanë marrëdhënie të ndryshme biznesi apo situate të tjera sociale, për mua është alternativa e duhur. Në orare të caktuara, në fasha të caktuara, të mos lejohen grumbullimet. Ajo që sot Franca ka bërë dhe më pëlqeu shumë, është që nuk mund të lëvizësh më shumë se një kilometër nga lagja jote, sepse ata kanë të regjistruar adresën në kartë identiteti ashtu siç e kemi edhe ne. Kemi një adresë aty, në qoftë se ti gjendesh në një vend që nuk është puna jote, larg shtëpisë tënde një kilometër larg, nuk të lejohet. Ti del, je në hapësirën e ambientin tënd,që do të thotë 1 kilometra larg shtëpisë, nuk mbushet liqeni me mijëra me mijëra njerëz. Në çdo fundjavë Denis liqeni është plot”,-tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME