Aktori turk shumë i dashur për shqiptarët, do të vizitojë sërish Kosovën. I bërë i njohur për rolin e ‘Qënarit’ dhe edhe më i dashur kur u bë dhëndër i shqiptarëve, aktori turk Tolgahan Sayisman do të vizitojë sërish Kosovën. Ai do të vijë të mërkurën bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Almeda Abazin dhe djalin e tyre Efehan. Ata do të mbajnë në Prishtinë një konferencë për shtyp në ora 11:00, ku do të zbulojnë edhe arsye e vizitës së tyre.
Por, siç mëson Gazeta Express, ata po bijnë për një projekt shumë të madh, për detajet e të cilit do të mësohet në konferencën e cila do të mbahet në Ministrinë e Kulturës. Familja gjatë ditës do të vizitojnë edhe qytetin e Prizrenit.


