Categories Lajme

Tom Doshi i përgjigjet “live” Lubonjës: Turp të kesh, unë jam më i pastër se ti!

Tom Doshi ka replikuar ashpër me Fatos Lubonjën, pasi ai ka aluduar për të, se ka blerë votat në këto zgjedhje dhe e kanë sulmuar vazhdimisht live, gjatë emisionit të Sokol Ballës në News 24.

Ai ka ndërhyrë me telefon në emision. “Turp t’ju vijë të dyve, që më merrni nëpër gojë mua dhe për përmendi edhe fëmijët.

Unë jam më i pastër se të dy ju bashkë. Unë kam mbledhur 30 mijë vota se kam pasur kandidatë më të mirë se kundërshtarët dhe nuk blihen dot 30 mijë vota. Kush jam unë pra, më thoni ju, meqë më përmendni vend e pa vend.

Jam përballur me drejtësinë këtu, do të përballem edhe me drejtësinë e SHBA”, tha ai. Robert Rakipllari ka kërkuar që Sokol Balla t’i mbyllë direkt telefonin Doshit, pasi sipas tij, ai është një person “non grata” nga SHBA.

Pas rifillimit të emisionit, Fatos Lubonja tha se Doshi i kërcënoi ata. “Ai mund të fliste më mirë, se unë edhe e kam mbrojtur kur e ka sulmuar ambasadorja e SHBA, pasi kam thënë se ka edhe më keq se aid he ambasadorja duhet të nxjerrë faktet, nëse i ka.

Për mua, problemi më i madh është Rama, jo Toma. Por ai ka kërcënuar edhe deputetë, jo më ne”, tha Lubonja. “U intimidova, me Tom Doshin s’merresh dot”, tha Rakipllari. “Si nuk i intimiduam, pse çfarë jemi ne, super heronj”, iu përgjigj Lubonja.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME