Categories Lajme

Tomini sqaron vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim

Eugena Tomini, shefe e Survejancës e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP sqaroi vendimin e marrë për të bërë me detyrim vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, si një masë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të kufizuar përhapjen e COVID- 19. Tomini tha për “ABC e mëngjesit” se përdorimi i maskës në ambientet e mbyllura do të përcaktohet sipas sipërfaqeve të përcaktuara të distancimit fizik dhe respektimit të kësaj hapësire.

“Të gjithë ambientet e mbyllura që nuk kanë hapësirë me përqindjet përkatësisht sipas subjekteve që ata zotërojnë sigurisht që do të jetë një element vendimtar për mbajtjen e maskës brenda ambienteve. Gjithë institucionet publike, dhe jo publike që operojnë me hapësira të mbyllura dhe që nuk kanë hapësirën e duhur për t’u përcaktuar sipas niveleve të sigurisë si ambientet e hapura, detyrimisht do të mbajnë të gjithë maskën pavarësisht nëse do të kenë sipërfaqe të përcaktuara mirë përsa i përket edhe distancimit fizik.

Një ambient i mbyllur pavarësisht lehtësimit të një sipërfaqeje për distancimin fizik nuk mund të lejojë që të mos mbahet maska. Brenda çdo ambienti të tillë maska do të jetë detyrim”, tha Tomini. Përsa i ërket mbajtjes së maskave në ambientet e shtëpisë, Tomini tha se është e domosdoshme përdorimi i saj në rast se bëhet fjalë për raste të dyshuara me koronavirus deri në periudhën e përfundimit të karantinimit. “Në ambientin e shtëpisë duhet mbajtur një maskë për personat që janë në vetëizolim, që kanë shenjat minimale, mesatare dhe monitorohen nga strukturat përgjegjëse dhe një person që i shërben një tjetri që është me shenja të dyshuara dhe është i vetëizoluar në shtëpi, sigurisht personi duhet të mbajë patjetër maskën për të gjithë periudhën e karantinimit apo 21 ditë për të cilin ai negativizohet”, tha Tomini./Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME