Categories Politike

Tomorr Alizoti: Basha njeri i vogël dhe hileqar, nuk mund ta caktojë pushteti kryetarin e grupit të opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti, i pranishëm në mbledhjen e deputetëve të opozitës të iniciuar nga Gazmend Bardhi, deklaroi se prania e Lulzim Bashës në Parlament ishte për tu ardhur keq.

Sipas Alizotit  pretendimi i Bashës për kryetar grupi, ndërkohë që 90% e parlamentit nuk e njeh është një marrëzi. Alizoti shprehet se bashkëpunimi i Ramës me Bashën është pa sens sepse, sipas tij, nuk e vendos pushteti drejtuesin e grupit.

“Ardhja e zotit Basha në parlament dhe deklarimi i tij për të qënë kryetar grupi, mua personalisht më ka ardhur keq sepse ne kemi punuar, që është katandisur në këtë lloj mënyre sepse ligji apo rregulli është burimi i arsyes njerëzore. Të vish në parlament  ku 80-90% e parlamentit  nuk të njeh dhe të thuash  ‘jam unë drejtuesi juaj’ kjo nuk është e paarsyeshme, por është marrëzi. Pjesa e ekipit që ai pretendon del haptazi që është me Ramën  por nuk mund ta përcaktojë pushteti kryetarin e grupit.

Njerëzit e vegjël janë shumë skematikë e hileqarë. Kuptohet që kjo mbledhje jep një frymë në opozitarizëm, bën parlamentin funksional dhe duke pasur këtë kulm të madh korrupsioni, skandal të përmasave të mëdha që nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend, e vështirësojnë, e rrezikojnë, e sfidojnë  do tentojë të prodhojë një konflikt artificial brenda  vetes me një njerin që do të jetë kryetari grupit por nuk ka sens.”- tha Alizoti në Syri Tv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME