Categories Lajme

Topalli nderon heronjtë e 2 Prillit

Jozefina Topalli Kryetarja e “Lëvizjes për ndryshim”, ka nderuar në Shkodër heronjtë e 2 Prillit. Në një prononcim për mediat, Topalli tha se dëshiron t’u kërkojë ndjesë familjarëve, pasi sipas saj pas tre dekadash ende jemi larg ëndrrave të katër dëshmorëve të demokracisë.

“Sot pas tre dekadash jetojmë një moment kur shpresa është larguar nga ne. Kur nuk ka një pluralizëm real, ku nuk ka një të majtë dhe të djathtë, qeveri dhe opozitë. Unë sot jam këtu e rrethuar me familjarë, me njërin prej familjeve për ti kërkuar një ndjesë të madhe në emër të gjithëve. Pas tre dekadash jemi lag ëndrrave të tyre, nuk kemi arritur të kemi një ekonomi të shëndoshë.

Pa një ndjesë të thellë dhe pa një kërkesë ndërgjegjen e secilit prej nesh nuk mund të hapim një kapitull të ri.

Ky vend sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim. Nuk besoj se Edi Rama, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi mund të sjellin ndryshimin”, tha Topalli.

Më tej Topalli bëri thirrje që të votojnë partinë e saj më 25 prill.

“Mendoj se ka për secilin, shpresë për kurajën që të hedhin votën kundër një klase politike të korruptuar. Le të fillojmë me 25 prill, i ftoj qytetarët e mi si demokratë të vërtetë në shpirt të votojnë Lëvizjen për Ndryshim”, u shpreh Topalli.

E pyetur pse e shmangën ceremoninë zyrtare, Topalli u përgjigj:

“Unë nuk shmanga asgjë. Kam një ftesë për të mos shkuar pas germave por pas parimeve dhe vlerave. E di që ka njerëz skeptikë, por kështu ka qenë dhe ndaj tre dekadave përpara. Për ti dhënë mundësi një brezi të ri që të mbyllin këtë tranzicion”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME