Categories Sport

“Topi i Artë”, 30 kandidatët që kanë shansin për ta fituar (Foto)

Kush do të jetë pasuesi i Luka Modric? France Football ka bërë tashmë të ditur emrat e 30 finalistëve kandidatë për Topin e Artë. Mes favoritëve është padyshim Lionel Messi, fitues i Fifa The Best, në kërkim të trofeut të gjashtë personal, që do ti lejonte të shkëputej nga rivali i përjetshëm Cristiano Ronaldo. Mes atyre që shpresojnë të pengojnë Pleshtin e portugezin në betejën e tyre, janë natyrisht Virgil van Dijk, mbrojtësi qendror i Liverpool kampion Europe, por edhe një frikësues si Mbappe. Në 2 dhjetor do të bëhet ceremonia e dorëzimit në Parigi.

Lista është përcaktuar nga një juri ndërkombëtare prej 180 gazetarësh të specializuar, me nga vetëm një përfaqësues për vend, që ka detyrën të votojë 5 futbollist në rend meritash. 5 lojtarëve të përmendur do ti jepen respektivisht 6 pikë, 4, 3, 2 e 1. Në rast se verifikohet një situatë barazie pikësh përdorëzimin e trofeut, do të merret në konsideratë, për secilin lojtar, numri i vendeve të para. Nëse, për kombinim, do të ketë një tjetër barazi, do të zbritet të numërohen vendet e dyta e pastaj vendet e treta. Nëse ekziston një ekuilibër total, do të organizohet një balotazh i ri, por vetëm mes lojtarëve që janë barazim.

REKORDET
Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, me 5 trofe secili janë lojtarët që e kanë fituar më shumë këtë trofe të rëndësishëm. CR7 është më i riu që e ka fituar ndonjëherë trofeun, në moshën 21 vjec e 3 muaj.

Stanley Mattheës ka qenë më i vjetri që e ka fituar cmimin, 41 vjec e 11 muaj. Messi mban vendin e parë për numrin më të madh të sukseseve radhazi (4), duke e marrë trofeun nga edicioni i 2009 në të 2012.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME