Categories Lajme

Trafik droge nga Rinasi drejt Stambollit, arrestohen dy shtetas turq

Dy shtetas turq janë arrestuar nga Policia kufitare në Rinas, pasi akuzohen për trafk të lëndëve narkotike nga Rinasi drejt Stambollit.

Policia e Shtetit bën me dije se po punohet për të zbuluar dhe çuar para drejtësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike që kanë operuar nga Aeroporti Nënë Tereza.

Njoftimi i Policisë:, Policia e Shtetit, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zhvillon hetime të thelluara për trafikimin e lëndës narkotike cannabis sativa, nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Si rezultat i informacioneve të marra, janë arrestuar 2 shtetas turq të cilët transportonin lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa nga aeroporti i Rinasit në drejtim të aeroportit të Stambollit.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ato turke, po vijon hetimin e thelluar, për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike.

Janë marrë masa konkrete për të koordinuar punën me autoritetin doganor dhe TIA, në drejtim të kontrollit të përbashkët, me qëllim parandalimin e trafiqeve të paligjshme nga aeroporti i Rinasit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME