Categories Lajme

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, kosovarët zbarkojnë në bregdetin shqiptar

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur Rrugën e Kombit në një trafik të rënduar. Shkak për këtë janë bërë turistët shqiptarë të Kosovës të cilët si çdo vit zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar.

Situata me trafikun është më problematike në aksin Morinë- Kukës, duke pasur dhe bllokime të herëpashershme të qarkullimit rrugor. Ndërkohë aksi tjetër që të çon nga Shqipëria në Kosovë është thuajse totalisht i lirë.

Edhe në këtë javë të fundit të gushtit fluksi i shqiptarëve të Kosovës është i madh për të pushuar pranë brigjeve shqiptare. Plazhet të cilat ata preferojnë për të kaluar pushimet janë kryesisht Velipoja, Shëngjini, Durrësi apo Vlora.

Vetëm 3 ditë më parë kryeministri Rama bëri me dije se vetëm në gusht Shqipëria kapi një shifër rekord të turistëve, pasi vetëm brenda 20 ditëve të para të muajit hynë 1 milion turistë me pasaporta të huaja. Por kryeministri gjithashtu dha edhe një lajm të mirë për turistët të cilët vijnë nga Kosova dhe hasin trafik në Rrugën e Kombit. Rama tha se 7 ura do të ndërtohen së shpejti në këtë rrugë dhe se do i jepet fund vargut të makinave si dhe aksidenteve të shpeshta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME