Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, kjo është vajza që u godit për vdekje nga i ati kur po mbronte nënën

Kjo është foto e familjes Malaj në Itali që humbi vajzën e mitur pasi babai tentoi të vriste bashkëshorten. Vajza e mitur, Jessica Malaj, shfaqet pranë 2 prindërve të saj që u përfshinë në një konflikt për shkaqe xhelozie dhe në tentativë për t’i ndarë, mbeti e vdekur.

Jessica Malaj, 16 vjeçe, mbeti e vdekur orët e para të mëngjesit të së dielës në Itali pasi u qëllua me thikë nga i ati Taulant Malaj, 45 vjeç. Burri me origjinë nga Selenica e Vlorës, i cili punonte si bukëpjekës në Torremaggiore, provincë e Foggias, dyshohet edhe autor i vrasjes së italianit Massimo De Santis, 51 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se Malaj dyshonte se gruaja e tij Tefta kishte lidhje intime me italianin De Santis. Raportohet se ai fillimisht tentoi të vriste bashkëshorten 39-vjeçare jashtë banesës së tyre, në hyrje të pallatit, por në atë moment ndërhyri vajza e tij e mitur, me përpjekjen për të ndarë prindërit, por mbeti vetë viktimë.

Babai e qëlloi të bijën për vdekje me thikën e kuzhinës. Pas aktit të rëndë, mediat italiane raportojnë se 45-vjeçari vrau edhe italianin De Santis. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila po merr mjekim në spital, ndërsa gjendja e saj raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht ishin fqinjët që mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët u alarmuan pas britmave dhe njoftuan autoritetet dhe ambulancën.

E mitura 16-vjeçare u gjet e gjallë nga mjekët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa 51-vjeçari italian ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autori i dyshuar, Taulant Malaj, u arrestua nga policia teksa endej në afërsi të pallatit, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe xhelozie, por hetimet do të qartësojnë atë të plotë. Malaj mësohet të ketë thënë se ishte në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar kur kreu krimin. Policia sekuestroi armën e vrasjes, një thikë kuzhine, si provë materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serxho Sula, 26 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Volos të Greqisë

Në fshatin Drenovë të Korçës, një market ka rënë pre e grabitjes me armë zjarri. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mësuesja e biokimisë, Ina Kasimati, kërkon edhe një herë ndihmën e shqiptarëve

Serxho Sula, 26 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Volos të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Më ndihmoni të vij në Atdhe, në Vlorën time!’, mësuesja e shtruar në spitalin francez apelon shqiptarët

Mësuesja e biokimisë, Ina Kasimati, kërkon edhe një herë ndihmën e shqiptarëve. Ndërsa dy vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autonomia spitalore në Shqipëri, rikthehet debati për shërbimet shëndetësore

Në Shqipëri autoritetet zyrtare po prezantojnë disa elementë të autonomisë spitalore, që parashikon delegimin gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Ja kur rikthehen ditët me diell

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme…

LEXO ME SHUME