Categories Lajme

Berisha nga Vlora: Më 14 maj, firmosim ndryshimin, për t’i hapur rrugë shpresës me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharrën

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin elektoral në Vlorë prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharrën.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se më 14 maj kryeministri Edi Rama do të marrë përgjigjen që meriton dhe se shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë.

“Rama është një despot që nuk ka as moral dhe as normë.  Mendon se me fjalor vulgar , banal të turpshëm do të bëjë qytetarët të harrojnë korrupsionin. Por Edi Rama për çdo shqiptar të ndershëm, çdo fermer të ndershëm është armik. Asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ka përzënë shqiptarët nga Shqipëria si pushtimi i Edi Ramës”, tha Berisha.

Më tej shtoi se regjimi i Edi Ramës ka krijuar problematikat më të mëdha që nga varfëria e shqiptarëve deri tek korrupsioni masiv.

 

 

“Ai vetë udhëton me avion me dhomë gjumi, kurse bijtë e nënave rrezikojnë jetën me gomone. Është koha ta ndëshkojmë me votën tonë, është koha të firmosim për Vlorën të ardhmen e saj dhe të gjithë Shqipërinë”. Më 12 maj, ju ftoj në sheshin “Nënë Tereza” të mbyllim fushatën e fitores”, u shpreh ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

“Të dashur, qytetarë dhe qytetare të Vlorës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Një përshëndetje të përzemërt për ju, për të gjithë vlonjatët dhe vlonjatet kudo që janë, në këtë qytet, emigracion.

Të dashur miq është kënaqësi e madhe të jem sot këtu, për të mbyllur fushatën elektorale me frymën e fitores, për të mbyllur këtë fushatë e cila po mbjell shpresën e fitores në Vlorë dhe në të 4-anët e vendit, e cila do të kurorëzohet me 14 maj me një fitore historike, me një ndryshim historik në Vlorë dhe mbarë Shqipërinë.

Me 14 maj, qytetarët e Vlorës, Selenicës dhe mbarë Shqipërisë firmosin me votën e tyre, ndryshimin. Votojnë për kandidatët e ndryshimit të cilët erdhën para jush si bijtë tuaj, me transparencë të plotë. U votuan nga ju, morën besimin tuaj dhe garojnë me një program të shkëlqyer, program në të cilin ndihet pulsi, mendimi dhe psherëtima e qytetarëve të Vlorës, Selenicës dhe mbarë Shqipërisë.

Kandidatët tanë kanë bërë një punë të madhe dhe shumë serioze, duke dëgjuar të gjithë problematikën e krijuar gjatë këtyre 8 viteve dhe me mendimin më të mirë të elitës, por edhe të qytetarëve, kanë hartuar zgjidhjet për të gjitha problemet.

E vërteta është se varfëria është bërë për fatin më të keq, kryefjala e ditës dhe kjo varfëri vjen absolutisht e krijuar nga dora e qeverisë shqiptare. Me barrën e rëndë të taksave, vjedhjen e tmerrshme të saj, ngrirjen e rrogave, rritjen e çmimeve. Nuk ka një qeveri tjetër e një vendi të lirë që të ketë zhytur, vit pas viti gjithnjë e më shumë në skamje shqiptarët, se sa kjo qeveri e Edi Ramës.

Mjafton të kujtoj këtu se çdo shqiptar vetëm për shkak të bordeve që ngriti, ka shpenzuar në vitin 2022, 430 mijë lekë më shumë për ushqime se sa në vitin 2021. Ndaj dhe me 14 maj, vota e shqiptarëve për ndryshimin, është votë para së gjithash për të hapur rrugët e shpresës, të përmirësimit të jetës të vlonjateve dhe qytetarëve shqiptarë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME