Categories Lajme

Trajleri del nga rruga në Librazhd, shpëton shoferi

Një aksident është rregjistruar në orën 19.30 në aksin Librazhd-Prrenjas. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur  në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”. Automjeti i tonazhit të rëndë i llojit trajler me targë AA552RS me drejtues Gëzim Hykën ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalē jashtë rruge. Nuk ka patur pasoja të rënda edhe pse në rrugë ka patur qarkullim të automjeteve të tjera.

Rruga aktualisht është e qarkullueshme në një kah. Ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit , nga ana tjetër po punohet edhe për nxjerrjen e trajlerit nga vendi ku përfundoi pasi ka dalë nga rruga. Paraprakisht dyshohet se humbja e drejtimit të trajlerit mund të ketë ardhur nga mbizotërimi i motit të keq i shoqëruar me mjegull e stuhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME