Categories Lajme

Transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi drejt Malit të Zi, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është kapur teksa po transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi me një mjet tip “Mercedes Benz”, për t’i kaluar ilegalisht në Mal të Zi.

Ai u kap në aksin rrugor “Bajzë-Hani i Hotit”, pranë rrethrrotullimit të Hotit. 10 emigrantë nga Bangladeshi do kalonin ilegalisht kufirin duke hyrë fillimisht në Mal të Zi, e më pas drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti, celulari i 36-vjeçarit dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi.

Ndërsa i riu me iniciale J. K., banues në Durrës, u vendos në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethrrotullimi”, për goditjen e një rasti të transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi, për t’i kaluar ilegalisht në Mal të Zi, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të punës së mbështetur nga inteligjenca informative, për goditjen e rasteve të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim ilegal drejt vendeve të BE-së, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethrrotullimi”, si rezultat i të cilit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi J. K., 36 vjeç, banues në Durrës.

36-vjeçari u kap në aksin rrugor “Bajzë-Hani i Hotit”, pranë rrethrrotullimit të Hotit, teksa transportonte me një automjet tip “Mercedes Benz”, 10 emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, fillimisht në Mal të Zi, por me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti, celulari i 36-vjeçarit dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME