Categories Lajme

Tre apartamente, dy vila e pesë makina luksoze/ Kush është 46-vjeçari nga Elbasan që iu sekuestrua 3.5 mln euro pasuri

Një 46-vjeçari i identifikuar si Albert Topuzi i është sekuestruar pasuria me vlerë rreth 3.5 milionë euro pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Atij i është bllokuar një vilë tre katëshe, një vilë 2 katëshe, 3 apartamente, si dhe 5 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW’ apo ‘Audi’. Gjithashtu i janë bllokuar 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.

Disa prej pasurive i kishte kaluar  në emër të vëllezërve të identifikuar si Bashkim dhe Gentian Topuzi. Një pasuri të llojit truall e kishte regjistruar në emër të Gentianit, një apartament rezulton se ishte bashkëpronësi e tre vëllezërve, 4 automjete ishin në pronësi të Bashkimit dhe një tjetër ishte në emrin e Gentianit. Pasuritë e tjera ishin në pronësi të vetë Albert Topuzit.

Sekustrimi i pasurive u bë në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Fasada’, pasi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Elbasanit sepse dyshohet se pasuritë rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që Albert Topuzi dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Kush është Albert Topuzi

Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, ndërsa më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.

Pasuria e sekuestruar
1.Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
2.Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Albert Topuzi;
3.Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;
4.Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
5.Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Gentian Topuzi;
6.Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;
7.Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;
8.Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;
9.Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes Gentian Topuzi dhe Albert Topuzi , përfituar nga privatizimi që disponohen nga Bashkim Topuzi;
10.Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të Bashkim Topuzi
11.Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të Gentian Topuzi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME