Categories Showbiz

“Tre kamberë në një derë”, Bujar Kapexhiu me rrëfimin e rrallë: Si i ka raportet me politikanët…

Karikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu ka hapur ekspozitën e tij në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë me temë “Tre kamberë në një derë” ku ka përmbledhur skicat e 3 kryebashkiakëve të fundit që kanë drejtuar Tiranën, që nis me Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn. Artisti ishte i ftuar në Pasdite me Xhaxhiun në Fax News ku foli për tematikat që ka përmbledhur në libër si dhe për temat që trajton, ndërkohë që ka rrëfyer edhe detaje mbase të panjohura për raportet e politikanëve shqiptarë me veprat e tij. Ai ka çelur ekspozitën prej 2 ditësh ndërsa gjatë bisedës me gazetarin Rezear Xhaxhiun ka treguar edhe cili nga politikanët e mësipërm ka pranuar ftesën e tij deri më tani për të vizituar punimet e tij.

Pjesë nga biseda me moderatorin Rezear Xhaxhiu:
“Karikaturisti padyshim është një person, aq më tepër kur merret me problemet e politikës, e ndjek këtë të fundit hap pas hapi. për t’u hakmarrë e ndjek politikën hap pas hapi. Karikaturat e kësaj ekspozite janë një jetëgjatësi prej 17 vjetësh. që prej vitit 2003 kam nisur të merrem me kryebashkiakët. Me edi Ramën , më tutje me Bashën dhe në këto kohë me Veliajn. Në një moment të caktuar mendova të mbledh të tre. Është edhe diçka individuale, ai që e shikon si vizitor i intereson komikja, ndërsa ka të tjerë që ju pëlqen goditja dhe pak i lë vend argëtimit. Jam munduar ë jem sa më objektiv, ndjek çdo ditë politikën, gazetat, emisionet, lajmet, analizat. Shikoj dhe balancoj mendimet e kundërta dhe në moment pasi i ribëj të gjithë bëj një koktej dhe mendoj ‘po unë çfarë them’. Çdo krijim i imi është mendimi im, ka që janë dakord, ka që jo, ju pëlqejnë disave, disa të tjerë nuk e pëlqejnë”.

Kë do të votoje nga këta të tre?
Thonë që vota është sekrete, ndoshta do më duhej të kisha tre vota, njërin për diçka, tjetrin për diçka tjetër, sepse individualisht mendoj se secili ka diçka për të votuar. RAmën e kam vështirësi vetëm me gjatësi se është më i gjati. Figura e tij, mënyra si vishet e reagon, e ke shumë lehtë. Jam i vetmi karikaturist në botë që e ka vizatuar kryebashkiakun e një qyteti në format nga më të ndryshmet, sepse është ky më i ndryshmi.

Kë ke më fansin nga këta të tre?
Mendoj se janë të tre, por profesionalisht mendoj se është Rama se është vetë vizatues dhe e njeh më mirë. Basha dhe Veliaj gjithnjë janë dashamirës, Veliaj tha se jemi të kundërt me mendime me bujarin, por e rëndësishme është tha se jemi qytetar. Të jesh qytetar është dhunti, Tirana ka shumë banor por shumë pak qytetar.

Si mund të kuptohet një kryebashkiak dhe të mos jenë së bashku me Berishën, Metën, Moisiun, Nishanin, Topi kur kanë qenë në detyrë. Majat e politikës ndërthuren me njëra-tjetrën, ndahen, bashkohen thërrmohen ndaj ma bëjnë sa më të këndshme karikaturën. Unë nuk fyej, nuk shaj, nuk denigroj, marr një sjellje, koncept a fenomen e ndërtoj sa më këndshëm nga ana artistike, thumboj dhe them se këtu ka gabuar, këtu duhet të ndryshojë dhe nëse është dashamirës edhe mund të ndryshojë. Kur ndërthuret qytetari me artistin del në pah vepra, por mendoj se më i rëndësishmi është qytetari.

Cili nga këta ka kërkuar të ketë një vepër tuajën në shtëpi?
Nuk ka arritur deri këtu, kalendari i 2003 me Edi Ramën ka pasur shumë sukses, edhe ai e ka pëlqyer shumë. Veliajt i pëlqen shumë dhe në zyrën e tij ka karikaturat e mija që i mban aty. Edhe kritikohem por edhe vlerësohem sepse karikatura është një vepër arti.

E ke bërë Bashën duke fjetur gjumë në 2008?
Ishte një slogan dhe shumë gjetës, është një gjë që është përdorur edhe politikisht sot për ti kujtuar gjumin, siç është ajo 7×7 bëjnë 42.

Çfarë po ndryshon në këtë qytet dhe si i keni raportet më çfarë po ndodh?
Tirana ishte ajo që ishte që nuk duhej të jetë ajo që ishte se çdo gjë është në zhvillim e sipër. KA ndërtime shumë interesante dhe të bukura, por ka probkleme në arkitekturë. Prishen ndonjëherë edhe gjëra që janë me vlerë historike, arkitektonike dhe kulturore. Për Teatrin që e kam pasur gjithnjë kundërshti dhe e kam. Hygo ankohej në një vepër ku ankohej se në Paris po bëhet batërdia, po shemben gjërat me vlerë.

Me sa duket kudo që ndërtohet gabohet duke prishur gjërat me vlerë. Mendoj se në këto raste duhet të jenë të kujdesshëm dhe të bisedojnë me grupet e interesit. Psh, për Teatrin, duhej diskutuar me artistët, qytetarët, arkitektët. Është edhe i qytetarëve, se ka 10-15 aktorë por ka edhe 500 qytetarë. Nëse do bëhej kjo ndoshta nuk do prishej por restaurohej. Tani duhet diskutuar nëse aty duhet rindërtuar një i ri modern apo po si ai teatër. Po me të drejtë kishin të drejtë për anën funksionale, tani që kemi mundësi të punojmë mbi tokë por edhe nën tokë, merreni me mend se çfarë bëhet. I bëhet mirë edhe nostalgjikëve edhe memories.

Cili nga këta të tre morën pjesë në ekspozitë?
Ditën e përurimit kisha kënaqësi të kisha pranë kryebashkiakun Veliaj, unë ua bërë ftesën të treve në fakt. Mirë do bëjnë se fillimisht do nderojnë veten, kolegët dhe qytetarët. Karikatura hyn tek ajo politike, lokale, e kuptojnë ata që i njohin këta njerëz, që e kuptojnë këtë politikë e kanë jetuar këtë gjë sepse njohin problematikën. Nuk është humor që mund të kuptojë kushdo. Gjeta një karikaturë që e bërë para 20 vitesh, nuk i kisha vënë asnjë lloj shkrimi dhe pyeta veten për çfarë e kam bërë këtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME