Categories Lajme

Tre milionë numra telefoni të shqiptarëve për shitje online. Mister kush i nxori

Top Channel ka identifikuar një faqe në internet e cila disponon një database me 3 milion numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i  përket numri telefonit.

Poseduesit e  database të këtyre numrave kanë listuar edhe çmimet e shitjes. Mjafton të kesh një kartë banke dhe në pak sekonda bëhesh posedues i tyre.

4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile.

1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra.

Poseduesi 3 milion numrave telefonik të shqiptarëve dhe shitësi i tyre përmes një platforme në internet është një person i cili përdor emrin Munnaf Hossain.

Sipas tij lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacione korrekte shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar.

Për ta vërtetuar këtë  Munnaf Hossain  ka publikuar në faqen e tij në internet si shembull një pjesë të kësaj database.

Top Channel verifikoi numrat e kësaj liste.

Rezultoi se janë në përdorim e i përkasin personave emri të cilëve shkruhet në të djathtë të kësaj liste.

Mbetet e paqartë se si Munnaf Hossain ka mundur të sigurojë 3 milion numrat e celularëve të shqiptarëve në një kohë kur ligji parashikon në mënyrë strikte se kush duhet t’i disponoj këto numra.

Në listën e publikuar si shembull për blerësit,  është edhe emri ekspertit të sigurisë Redion Qirjazi i cili tha për Top Channel se “gjetja e fajtorit mbetet gjithmonë sfida  më e madhe në kërcënimet e sigurisë kibernetike”.

“Kjo mund të nxisë kërkesën e qytetarëve për të mos regjistruar të dhëna personale ose akoma më keq, të synojnë forma te jashtëligjshme për zotërimin e një numri celulari. Në terma afatgjatë kjo mund te krijojë një situatë pasigurie për qytetarët dhe qeverinë, që do ta kishin të pamundur të identifikonin thirrësit, në raste të veprimeve kriminale ndaj individëve të tjerë, shoqërisë apo dhe qeverisë”, deklaroi eksperti Redion Qirjazi.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, nga ku celula terroriste përdori numra të paregjistruar telefoni, në SHBA dhe EU, në mënyrë drastike legjislacioni pësoi ndryshim për të bllokuar  shitjen e numrave  pa u regjistruar.

Edhe në Shqipëri ndodhi e njëjta gjë. Të gjithë blerësit e një numri duhet të firmosin një mori me letra e më pas bëhen posedues të numrit.

Por e gjitha kjo zhvlerësohet si në aspektin e privatësisë apo edhe të sigurisë në një kohë kur 3 milion numra celulari shqiptarësh janë nxjerrë në shitje.

“Nëse rrjedhja e këtyre numrave  është bërë nga punonjës së institucioneve të sigurisë që janë të autorizuar për të pasur akses, kjo do të dëmtonte imazhin e institucioneve dhe krijonte ndjenjë pasigurie tek qytetarët”, tha Redion Qirjazi.

Sipas ekspertit Qirjazi, kjo do të sjellë uljen e  besimit tek institucionet të cilat kanë akses në numrat e celularëve të shqiptarëve, të cilat tashmë janë në shitje./Top Channel

Tre milionë numra telefoni të shqiptarëve për shitje online.

Tre milionë numra telefoni të shqiptarëve për shitje online.

Tre milionë numra telefoni të shqiptarëve për shitje online.

Tre milionë numra telefoni të shqiptarëve për shitje online.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME