Categories Lajme

Himarë, i zë furtuna në det, nxirren babai dhe djali, kërkohet gruaja

Tre pjesëtarë të një familje i ka zënë furtuna në det në Himarë, për shkak të motit të keq që përfshiu sot vendin. tre pjesëtarët e një familje dolën për të mbledhur rrjetat në det. Stuhia dhe furtuna e fuqishme ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, por një familje që punonte me peshkim doli në det në orët e para të mëngjesit pasi duhet të mblidhnin rrjetat. Ata ishin bllokuar tek “Shpella e Pëllumbave” pasi hynë në det me një mjet të vogël lundrues (varkë peshkimi), me të cilin nuk kanë vijuar dot lundrimin prej dallgëve të forta.

Burri Robert Rama 50 vjeç dhe djali 25 vjeç kanë dalë në bregdet. Burime bëjnë me dije se i riu u dërgua në spitalin e Vlorës, ndërsa nëna ka humbur. Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallë, Pólicia e Shtetit  ápelon për të gjithë drejtuesit e  mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorre uji , e çdo mjet tjeter lundrues  qe perdoret me qellim turzimin) të mos dalin ne  det deri në qetësimin e  situatës. Njoftimi i Policisë:Himarë Policia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos.

Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur. Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare. Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME