Categories Lajme

Tre pjesëtarë të familjes nga Kosova rrezikonin mbytjen në Shëngjin, arbitri shqiptar i shpëton

Një arbitër i Kategorisë së Parë ka bërë heroin ditën e djeshme duke parandaluar nga mbytja në det një familje me 3 anëtarë në plazhin e Shëngjinit.

Familja nga Kosova ka hasur vështirësi në det dhe aty është gjendur arbitri Bekris Dragusha i cili në verë punon vrojtues plazhi pranë vendlindjes së tij në Shkodër.

“Nje akt heroik kane kryer sot Vrojtuesit e Plazhit ne Shengjin. @lucjano_marku dhe @bekris_dragusha me shume guxim kane shmangur nje tragjedi te vertete. Tre pjestare te nje familje nga Ferizaj i Kosoves, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kane rrezikuar jeten.

Ne momentin kur 3 te r rezikuarit po luftonin me rrymat e krijuara nga dallget e medha, me shume profesionalizem Luçjano dhe Bekrisi kane nderhyre dhe i kane transportuar te r rezikuarit me ne thellesi deri ne kufirin e lejuar per notim. Djemte tregojne se kane zgjidhur tapat kufizuese dhe kane ndihmuar te rrezikuarit te mbahen ne to.

Me udhezimet e Vrojtuesve, stafi i sigurise se Princ Adriatik Resort te ndihmuar edhe nga pushuesit jane lidhur dore me dore per ti kaluar atyre litarin e rulit statik te Vrojtuesit. Fale Zotit te 3 te rrezikuarit jane nxjerre ne breg dhe gezojne shendet te plote. VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE! FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!”-shkruhet në rrjete sociale.

Dragusha ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokun tjetër Luçjano Marku duke shpëtuar babin me 3 vajzat. Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit në ‘’Facebook’’ duke dhënë dhe lajmin e mirë për shpëtimin e 3 jetëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME