Categories Lajme

Tre pronarët dhe shtatë klientë, Policia zbulon lokalin ku luhej poker te “Komuna e Parisit”

Një ambient i përshtatur për zhvillimin e veprimtarive të palejuara, është zbuluar nga Policia e Tiranës në zonën e “Komunës së Parisit”. Në pranga kanë rënë tre pronarët e lokalit dhe janë proceduar shtatë klientët që janë gjetur aty duke luajtur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 2”.  Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan:

  • Shtetasit: A. Ç., 32 vjeç, Xh. M., 28 vjeç, dhe E. D., 28 vjeç, administratorë të një lokali, të tre banues në Tiranë.
  • Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç, klientë në lokal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga të arrestuarit, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur poker me çipsa, shtetasit e lartpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME