Categories Lajme

Tregtonin veshje e aksesorë kontrabandë në 5 dyqane Tiranë dhe Durrës/ Arrestohen administratori dhe ekonomisti i dyqaneve

Në kuadër të operacionit të koduar “Shops” kanë rënë në pranga të Policisë 2 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë pasi tregtonin mallra të kontrabanduara në 5 dyqane të ndryshme në Tiranë dhe Durrës. Konkretisht janë arrestuar:

– J. Xh., 52 vjeç dhe M. Q., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë qytetaret D. H., 21 vjeçe, B. G., 22 vjeçe, K. D., 22 vjeçe dhe G. G., 23 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, si dhe E. M., 44 vjeçe e A. K., 27 vjeçe, të dyja banuese në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 52-vjeçari me iniciale J.Xh. administronte 5 dyqane të ndryshme, 3 në Tiranë dhe 2 Durrës, ekonomist i të cilëve ishte shtetasi 64-vjeçari M. Q. dhe punonjëse ishin D. H., B. G., K. D., G. G., E. M. dhe A. K.

Gjatë kontrollit, në këto subjekte u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme, si çanta, veshje, syze dhe parfume, të dyshuara të kontrabanduara. Kontrolli në dyqanin në Durrës, si dhe veprimet e tjera procedurale për këtë subjekt tregtar, janë kryer në bashkëpunim me DVP Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME