Categories Lajme

Sekuestrohen 92 celularë kontrabandë me vlerë 3.7 milionë Lekë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Beratit, në bashkëpunim Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”, si rezultat i të cilit u proceduan penalisht shtetasit:

– M. Sh., 31 vjeç, banues në Kuçovë, administrator subjekti;

-N. H., 24 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti;

-A. B., 33 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 3 subjektet (dyqanet) që këta shtetas administronin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 95 aparate celulare të markave të ndryshme, me vlerë totale rreth 3.700.000 lekë të rinj, për të cilët këta 3 shtetas nuk dispononin faturat tatimore përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME