Categories Lajme

Ndryshon moti, pas temperaturave të larta priten reshje dhe stuhi, ja si do të jetë fundjava

Temperaturave të larta i ka ardhur fundi. Meteorologia Lajda Porja në një intervistë në News24 tha se do të ketë një përmbysje të situatës dhe se temperaturave të larta do t’i vijë fundi.

Fundjave pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave.

“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore.

Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme.

Parashikohet ë fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për tu kthyer ditën e martë. Sot dita  e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave.

Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia, duke shtuar: “Pas kësaj stuhi që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajoni do qëndrojë deri  5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta.

Kjo vranësirë epiqendrën e ka veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME