Categories Lajme

Itali/ Shkatërrohet një grup i trafikut të drogës… Emrat

Policia italiane ka shkatërruar një grup të akuzuar si trafikantë droge në vendin fqinje.

Policia thotë se kreu i organizatës është 41-vjeçari shqiptar Alfred Lecini, i cili ndodhet në burg në Tolmezzo të Udines i dënuar me 11 vjet e 6 muaj.

Sipas mediave vendase, Lecini menaxhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani, i konsideruar si një nga qytetet shqiptare të drogës, por u arrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë.

Krahu i tij i djathtë, ajo që hetuesit mendojnë se është referent për trafikun e drogës në Emilia, është 55-vjeçari me origjinë maqedonase Hatim Huseini, me banim në Ferrara, qyteti ku u arrestua dy ditë më parë nga policia dhe ku ndodhet tani në qeli.

Gjithashtu në pranga ka rënë Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken, i cili operonte midis Reggio dhe Parma, i ndaluar me një Bmw X6, katër mijë euro cash dhe disa çeqe. Dhe bashkëkohësi Marco Cantori, një vendas nga Città di Castello (Perugia), u kap në flagrancë me 70 gramë kokainë dhe u arrestua në vend.

Së fundmi dy të akuzuarit, që sipas hetuesve ishin ngarkuar për ‘pastrimin’ e parave, janë 37-vjeçarja shqiptare Alketa Basha, e arrestuar në Brescia, e ndalur në Venecia me 79 mijë euro cash fshehur në makinë, si dhe 26-vjeçari Fabion Lecini, kushëri i bosit të dyshuar. Hetimet vazhdojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME