Categories Lajme

Trishtim, braktisje e kushte të vështira, çfarë ka mbetur nga Thumana pas tërmetit

Abc News ka shkuar edhe në Thumanë. 2 muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, gazetari i ABC News Juxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se banorët janë të painformuar se duhet të kryejë një aplikim online për kompensimin për banesat e tyre.

Të gjendur nëpër çadra në kushte tepër të vështira, disa banorë e kanë të pamundur për aplikimet online, me sa duket këtë proces do të duhet ta bëjnë punonjësit e bashkive apo komunave.

Tashmë në Thumanë pamja është e shkretuar, e trishtë, kanë mbetur vetëm rrënoja nga banesat e shembura të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duket se gjithçka është braktisur në Thumanë, aty humbën jetën nga tërmeti 24 persona.

Një pjesë e banorëve të Thumanës vijon të jetë e strehuar në hotelet që kanë ofruar ndihmën e tyre, një pjesë tjetër kanë marrë bonusin e qerasë dhe janë strehuar në banesa private.

Një pjesë e madhe vijon të qëndrojë në çadra në kushte të vështira edhe prej motit dhe të ftohtit.

Nevojat e këtyre banorëve janë imediate, qoftë për strehimin, qoftë për ngrohje e ushqim.

Ndërkohë disa banorë kanë njoftuar për abcnews.al se edhe energjinë elektrike në këtë zonë e kanë patur të kufizuar./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME