Categories Kulture

Troket Viti i Ri 2019 në Vlorë

Viti i Ri 2019 ka trokitur tashmë në Vlore. Kur akrepat e orës shënuan 00:00 një spektakël fishekzjarrësh u dhurua në zonen e Skeles. Vlora dhe e gjithë Shqipëria i thanë Mirësevjen Vitit të Ri 2019. Mes fishekzjarrëve dhe urimeve, vlora ka ofruar si në çdo vend tjetër të botës ndërrimin e viteve edhe pse në temperatura të ftohta të këtij fillim Janari.  Fishekzjarrët i bënë qytetarët të harrojnë të ftohtin dhe të mendojnë për një tjetër vit që po vjen.

Kur akrepat e orës shënuan 00:00 një spektakël fishekzjarrësh u dhurua në Vlore, ndërsa qindra qytetarë zgjodhën ta presin  ndërrimin e viteve ne zonen e Skeles Vlore. Nën shndritjen e fishekzjarrëve dhe ritmeve të muzikës që u ofruan përmes bokseve të mëdha, qytetarët qëndruan për minuta me radhë në festë. Në Skel po mbahet një koncert i organizuar nga Bashkia Vlore me këngëtarët Revolt Klan etj.

Kremtimi i Vitit të Ri është kthyer në festën më tradicionale të shqiptarëve. Shumë prej tyre mjaftohen me darkën pranë gjirit familjar që “kryesohet” nga mishi i gjelit të detit dhe ëmbëlsira tradicionale, bakllava. Ndërsa shumë të tjerë zgjedhin të festojnë në restorante apo klube të ndryshme të Vlores.

Trokitja e gotave dhe urimi për mbarësi dhe një vit të bardhë është mesazhi që ka mbizotëruar në tryezat e çdo qytetari, por edhe në urimet e shumta përmes mesazheve telefonike dhe online me njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME