Categories Sport

Tron ditet bota e futbollit, ndërron jetë portieri teksa po festonte pritjen e penalltisë

Futbolli argjentinas dhe jo vetëm ka marrë një lajm të keq duke qenë se një portier 17-vjeçar, ka ndërruar jetë në fushën e blertë. Portieri Ramon Ismael Koronel po festonte pritjen e një penalltie. Mediat argjentinase raportojnë se Koronel kishte arritur të ndalte një penallti dhe në momentin që po festonte, është shtrirë në tokë pa ndjenja. Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë në vend, mungesa e një ambulance pranë fushës ku po luhej ndeshja, e ka bërë të pamundur që Koronel të mbijetojë.

Futbollistët dhe stafi e kanë marrë me makinë dhe e kanë nisur në drejtim të spitalit, por futbollisti ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Në lidhje me këtë tragjedi, ka folur vetë kushëriri i Koronel i cili shprehet se ai po festonte në atë moment. “Ai ishte në hënë duke qenë se priti një penallti dhe po festonte me shokët, kur u shtri në tokë”, u shpreh kushëriri i tij. Sakaq, babai i futbollistit ka kërkuar llogari në lidhje me mungesën e një ambulance në fushën e futbollit. “Nuk mund ta kuptoj se si ka mundësi që mungon ambulanca në një event të tillë si ky”, u shpreh babai i futbollistit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME