Categories Politike

Trump dhe Obama sulmojnë njëri-tjetrin: I paaftë, idiot

Barack Obama, i cili është angazhuar fuqishëm në fushatën për Joe Biden akuzoi Donald Trump se po e trajtonte presidencën amerikane si një “realty show”. Këtë deklaratë ish-presidenti e bëri gjatë fjalimit për konventën Demokratike.

Obama tha se pasardhësi i tij republikan nuk arriti ta bënte mirë punën e vet për shkak të dembelizmit e paaftësisë. “Trumpi nuk ka treguar interes për të bërë punën që duhet të bëjë. Asnjë interes për të gjetur gjuhën e përbashkët. Asnjë interes për ta trajtuar presidencën si diçka më shumë sesa “reality show” me qëllimin që të marrë vëmendjen që aq shumë e dëshiron.

Pasojat e presidencës Trump po i shohim: impulse tona më të këqija të çliruara nga zinxhirët, reputacioni ynë krenar në mbarë botën, është rrudhur keqas dhe institucionet tona demokratike, kërcënohen si kurrë më parë. Një cirk i vërtetë, me të gjithë ligësinë, gënjeshtrat dhe teoritë e konspiracionit”, u shpreh Obama. Ndërsa, nuk vonoi shumë edhe përgjigja e presidentit Trump, për Obamën.

“Unë shoh tmerrin në të cilin ai na la dhe idiotësinë e lëvizjeve që bëri. Shoh sa keq ishte, sa joefikas ka qenë ai si president, është e tmerrshme. Unë jam sot këtu përpara jush si president pikërisht për shkak të punës së keqe të presidentit Obama dhe Joe Bidenit”, tha Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME