Categories Bota, Lajme

Trump i jep një goditje të papritur BE’së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë një goditje të fortë e të papritur Bashkimit Evropian.

Kjo pasi administrata e presidentit Trump i ka ulur statusin diplomatik të delegacionit të BE’së. Ulja e statusit diplomatik ka ndodhur në fund të vitit që lamë, pa paralajmërim. Një zyrtar i BE’së ka thënë se nuk e dijnë kur është bërë kjo, ngase nuk kanë qenë të njoftuar.

“Ne nuk e dimë saktësisht se kur ata e bënë atë, sepse ata me lehtësi harruan të na njoftonin”, tha një zyrtar i BE-së i cili është i njoftuar me këtë çështje për DW në një intervistë.

“Unë mund të konfirmoj se kjo nuk është pranuar mirë në Bruksel,” tha personi, duke shtuar se çështja dhe një përgjigje zyrtare e BE-së ende po diskutohet.

Diplomatët besojnë se ulja e statusit duhet të ketë ndodhur në fund të tetorit ose fillim të nëtorit.

Ndryshe, që nga ardhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë, raportet mes BE’së dhe SHBA’së kanë qenë në tension. Kjo pasi Trump akuzon BE’në se po e shfrytëzon SHBA’në. Këto tensione kulmuan me vendosjen e tarifave nga ana e Trump për BE’në për metalin, aluminin dhe disa prodhime të tjera të vendeve të BE’së. Kjo provokoi reagimin e BE’së, e cila u kundërpërgjigj me masa të ngjashme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME