Një qytetar i quajtur Naim Peposhi, i lindur nga dy prindër me nënshtetësi shqiptare, të larguar në ish-Jugosllavi, nuk po arrin të marrë nënshtetësinë shqiptare.
Ai ja ka referuar rastin Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke pretenduar se ka aplikuar para 1 viti për marrjen e nënshtetësisë dhe kërkesa e bërë i është refuzuar.
Presidenti Meta i ka kthyer përgjigje qytyetarit Naim Peposhi të cilit i shkruan se në Presidencë nuk ka praktikë me emrin e tij dhe se kërkesa në fjalë mund të jetë bërë në Ministrinë ë Brendshme. Z. Meta e ka ftuar personin në fjalë edhe për një takim miqësor kur ai të vijë në Tiranë.
Ja përgjigja e kreut të shtetit Meta për qytetarin Peposhi
“Përshëndetje z.Peposhi!
U informova nga administrata për rastin tuaj dhe nga verifikimi i kryer rezulton se në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk ka asnjë praktikë të administruar me emrin Naim Peposhi. Ndoshta këto kërkesa janë depozituar në Ministrinë e Brendshme, por për sqarime të mëtejshme në lidhje me proçedurat e marrjes/fitimit të shtetësisë shqiptare dhe trajtimit sipas ligjit, ju mund të kontaktoni në këto numra +35542389801; +35542389853 me zyrën përkatëse që trajton çështjet e shtetësive. Gjithashtu kur të jeni në Tiranë nëpërmjet numrave të mësipërm, ju mirëpres për një takim miqësor në zyrën time. Me respekt, Ilir Meta”.
