Categories Politike

Trump nuk dorëzohet: Biden nuk mund të jetë president

Donald Trump nuk dorëzohet dhe përdor një video të publikuar në rrjetet sociale për të paralajmëruar vazhdimin e betejës ligjore kundër rezultatit elektoral. Ai shton se do të vazhdojë të mbrojë ndershmërinë e votës, duke premtuar se do të numërohet çdo fletëvotimi e vlefshme.

Dhe kjo jo vetëm në respekt të 74 milion amerikanëve që kanë votuar por për të bindur të gjithë se duhet të kenë besim tek zgjedhjet. Kreu i shtëpisë së bardhë e cilësoi këtë si fjalimin më të rëndësishëm që ka bërë ndonjëherë për sa i përket manipulimeve të zgjedhjeve.

Trump këmbëngul tek akuzat e tij pavarësisht se ministri amerikan i drejtësisë William Bar ka përjashtuar mundësinë e manipulimeve të procesit të votimit. Në videon që zgjat 2 minuta dhe 13 sekonda, ai shprehet se ka detyrën e lartë të mbrojë ligjin dhe kushtetutën.

I njëjti filmim, është publikuar në variantin prej 45 minutash në Facebook. Madje ai akuzoi rivalin demokrat Bajden se nuk ka bërë as fushatë elektorale nga që e dinte se rezultati do të ishte gjithësesi në favor të tij. TrUmp tha se Biden u zgjodh president para kohe me ndihmën e mediave. Postimi i tij u censurua menjëherë nga Twiiter pas deklaratat e tij u cilësuan kontroverse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME