Categories Lajme

Trump nuk fal as Francën, kësaj rradhe merret me çantat Louis Vuitton dhe kozmetikën

Administrata Trump të premten ka njoftuar për taksë shtesë prej 25 për qind ndaj prodhimeve të kozmetikës, çantave të dorës dhe produkteve të tjera që prodhohen në Francë, të cilat e kanë vlerën e 1.3 miliard dollarëve.

Taksat shtesë janë si kundërpërgjigje e Shteteve të Bashkuara ndaj taksës për shërbime dixhitale, të vendosur nga Franca, e cila i prek më së shumti gjigantët teknologjikë amerikanë. Megjithatë, kjo taksat e reja mund të mos hyjnë në fuqi në një periudhe deri në 180 ditë, shkruan “Reuters”.

Zyra e përfaqësuesit amerikan për Tregti tha se shtyrja e afatit për fillimin e zbatimit të taksave do të shërbejë për të ofruar më shumë kohë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përfshirë zhvillimin e diskutimeve në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Ky vendim përputhet edhe me vendimin e Francës për të mos e zbatuar menjëherë taksën prej 3 për qind për shërbime dixhitale.

Masa e re nga Shtetet e Bashkuara erdhi pas një hulumtimi se taksa franceze i diskriminon kompanitë teknologjike amerikane, siç janë “Google”, “Facebook”, dhe “Apple Inc”. Franca dhe disa vende të tjera i shohin taksat për shërbime dixhitale si mënyrë për rritjen e të ardhurave nga operacionet lokale të kompanive të mëdha teknologjike, për të cilat thonë se fitojnë shumë nga tregjet lokale, ndonëse kontribuojnë pak në arkat e shteteve.

Bisedimet e mëparshme për gjetjen e një zgjidhjeje shumëpalëshe rreth taksave për shërbime dixhitale kanë dështuar. Negociatat janë ndërlikuar edhe më shumë pas përhapjes së koronavirusit. Muajin e kaluar, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, i befasoi shtetet evropiane, kur sugjeroi një ndërprerje të bisedimeve për shkak të mungesit të përparimit në to.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME