Categories Sport

Barcelona e pranon humbjen, s’mund ta kthejë Neymarin

Barcelona nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për ta kthyer Neymarin në Camp Nou përgjatë vitit të fundit. Megjithatë, gjatë javëve të fundit, ekzekutivët e klubit i kanë këshilluar mediat dhe vetë stafin e tyre të mos i ushqejnë këto spekulime pasi që kthimi i Neymarit s’do të jetë i mundur.

Afati kalimtar i verës së kaluar i motivua nga spekulimet e shumta për të ardhmen e Neymarit, pasi që Barcelona tentonte ta kthente brazilianin në Camp Nou, përkundër që s’e kishte fuqinë financiare për ta arritur këtë transferim, shkruan Marca. Megjithatë, duke marrë parasysh zhgënjimin që e rrethoi klubin pas dështimit të transferimit të Neymarit verën e kaluar, tani klubi nuk dëshiron të lejojë që tifozët të ushqehen me shpresa të gabuara.

Madje, tani edhe vetë futbollisti, që verën e kaluar e donte me doemos largimin nga Parc des Princes, tani shprehet i gatshëm ta vazhdojë edhe më tutje karrierën në Paris Saint-Germain, ku u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro. Barcelona nuk ka mundësi financiare ta përballojë transferimin e Neymarit këtë afat kalimtar, për shkak të dëmeve që ua ka shkaktuara klubeve të futbollit kriza e koronavirusit.

Dëmet e sjella nga përhapja e Covid-19 i ka ndjerë edhe Paris Saint-Germaini, megjithatë drejtuesit e klubit e kanë bërë të qartë se ata preferojnë ta mbajnë brazilianin në skuadër më shumë sesa të përfitojnë para nga shitja e tij. Kjo pasi që Paris Saint-Germaini frikësohet se me shitjen e Neymarit do ta rrezikojë edhe më shumë të ardhmen e Kylian Mbappes, i cili ka refuzuar ta rinovojë kontratën e tij deri më tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME