Categories Lajme

Trump urdhër ekzekutiv për të prekurit nga pandemia: Do të marrin 400 dollarë në javë

Presidenti amerikan, Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë programin tashmë të skaduar të përfitimeve për papunësinë, pas dështimit të negociatave me Kongresin.

Në klubin e tij privat të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv dhe tre memorandume që synojnë të ndihmojnë miliona amerikanë të cilët kanë humbur punën për shkak të pandemisë. Urdhri i ri ekzekutiv parashikon pagesa deri në 400 dollarë në javë, nga 600 që ishte më parë.

Kongresi lejoi që programi i pagesave prej 600 dollarësh në javë të skadonte më 1 gusht dhe negociatat për zgjatjen e këtij afati kanë përfunduar në polemika partiake mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve.

Gati dy javë bisedime midis zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve të Kongresit përfunduan të premten pa marrëveshje. Palët janë ende larg njëra-tjetrës lidhur me hapat e ardhshëm për të trajtuar pandeminë që ka marrë shumë jetë njerëzish dhe i ka kushtuar rëndë ekonomisë amerikane. Deri tani, më shumë se 160,000 amerikanë kanë humbur jetën nga virusi dhe dhjetëra milionë kanë mbetur pa punë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer kanë ofruar të ulin paketën e propozuar të ndihmës prej 3.4 trilion dollarësh, të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi në muajin maj, por që Senati nuk e përfilli. Demokratët kërkojnë si shkëmbim që republikanët të bien dakord për ta dyfishuar shumën prej 1 trilion dollarësh të propozuar prej tyre.

Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin dhe Shefi i Stafit Mark Meadows e kundërshtuan ofertën e demokratëve.

Sipas njoftimeve, ligjvënësit nuk kanë planifikuar takime të mëtejshme.

Për miliona amerikanë kompensimi javor prej 600 dollarësh për papunësinë që kishin marrë që nga fillimi i pandemisë në mars, u ndërpre. Agjencitë e shërbimeve sociale kanë paralajmëruar se mungesa e pagesave të papunësisë mund të shkaktojë pasiguri ushqimore dhe përzënien nga shtëpitë për miliona amerikanë./Zëri i Amerikës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME