Categories Lajme

Tsipras pranon financimin e portaleve dhe gazetarëve shqiptarë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka pranuar se Greqia financon prej vitesh përmes “fondit sekret” media dhe gazetarë të huaj për t’i shërbyer interesave politike të Athinës.

Pas skandalit që ka përfshirë Greqinë ditët e fundit, për financime të portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri dhe Maqedoni, kreu i qeverisë greke ka dhënë shpjegimet e tij. Vetëm për muajin tetor rezulton se Greqia ka paguar për mediat në Shqipëri shumën e 1 milionë euro, ndërsa e gjithë kjo veprimtari në disa vite ka kushtuar 45 milionë euro, para këto të financuara në media, gazetarë dhe shoqata jofitimprurëse.

Tsipras ka pranuar ekzistencën e fondeve sekrete në Ministrinë e Jashtme, duke deklaruar se kjo politikë ekziston prej vitesh dhe të gjithë e dinë këtë.

“E kam diskutuar këtë debat që kur ishim në opozitë, në vitin 2011, kemi diskutuar për procedurën sa i përket transparencës së përdorimit të fondeve. Kemi krijuar një procedurë transparente për fondet sekrete. Nuk ka keqpërdorim të këtyre fondeve pa një firmë nga urdhëruesi, jo siç ndodhte më përpara që i shpërndanin majtas e djathtas nëpër qese të zeza. Çdo vend që respekton veten e tij e ka për detyre të përdore një politike të jashtme ku të mbështetet. Prandaj fondet sekrete janë një domosdoshmëri veçse ndokush ka kundërshtime. Debati që po behet kohet e fundit po behet në mënyrë të turpshme nga një pjesë e shtypit opozitar synon pikërisht të godasë këtë procedurë transparente”u shpreh Tsipras.

Nikos Kotzias dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm pas një debati për “fondet sekrete” me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos. Reagime për skandalin që ka shpërthyer në Greqi ka pasur edhe në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME