Categories Kulture

“Tumankuqja” çel sezonin artistik të Ansamblit Popullor, Grupi i Valleve të të Rinjve të Çamërisë, nën drejtimin e Puen Bajramit

Prej ditësh në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, vazhdojnë provat e shfaqjes më të re që do të vihet në skenën e këtij teatri, gjatë fundjavës.

Me Vallen Çame të mjeshtrit të koreografisë, Panajot Kanaçi, Ansambli Popullor do të sjellë hijeshinë e “Tumankuqes” më 16-17 shtator, ora 20:00.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur se, “Tumankuqja” është premiera që do të çelë ndryshe sezonin e ri artistik për Ansamblin Popullor, bazuar në origjinalitetin e këngëve, valleve e kostumeve të krahinës së Çamërisë.

Këto xhevahire trashëgimie do të ngjiten në skenën e TKOB-së, jo vetëm nga Orkestra, Grupi i Valleve dhe Grupi Koral i Ansamblit Popullor, por edhe nga solistët e Ansamblit Popullor: Denisa Gjezo, Adela Bezhani, Malvina Likaj, Raimond Kllogjeri, Avni Miraka dhe Aranit Hoxha.

Shfaqja do të ketë dhe të ftuar specialë si Enkelejda Alushi dhe Hysni Alushi, Altin Malo dhe Grupi i Valleve të të Rinjve të Çamërisë, nën drejtimin e Puen Bajramit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME