Categories Bota

Turistet japoneze ‘shok ohen’, pasi iu erdhi fatura 430 euro për dy pjata makarona me peshk

Iu ka ‘rënë rëndë’ dy turisteve japoneze ngrënia e një dreke në një lokal në qendrën historike, Romë. Kur kamerieri iu solli faturën, turistet mbetën të shokuara kur panë në fund të saj se duhet të paguanin 429 euro dhe 80 centë vetëm për dy pjata makarona me fruta deti dhe ujë. Fatura u shpërnda me shpejtësi të madhe në internet dhe pas saj erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i pronarit të lokalit.

“Menyja e lokalit është shumë e qartë, gjithçka është e shkruar dhe e detajuar, mjafton të shohësh çmimet, asnjë pjatë me makarona nuk shkon më shumë se 16 euro. Për të paguar atë shifër vajzat do kenë marrë dhe peshk që tek ne është i freskët. Klienti e zgjedh dhe ne e gatuajmë”, deklaroi për mediat pronari i lokalit.

Një gjë tjetër që të bie në sy në faturën e kripur është dhe një bakshish i caktuar prej 80 eurosh për të cilin pronari i lokalit thotë që nuk është i detyrueshëm, por që varion nga 10-20% të faturës. Ndërkohë në rrjet kanë shpërthyer kritikat ndaj restorantit, ndërsa theksohet se edhe në Tripadvisor vlerësimet për këtë restorant janë negative

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME