Categories Lajme

Turisti polak theu këmbën, Klosi i bën dhuratën e veçantë në spital (FOTO)

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka vizituar sot në spital turistin polak Wojtek Markiewicz që u rrëzua dhe theu këmbën mbrëmjen e djeshme në Theth. Report Tv sjell pamjet teksa ministri viziton të riun polak në spital, ndërsa i ka dhuruar një shishe konjak dhe një hartë të alpeve shqiptare. Markiewicz ka kërkuar largimin e kamerave në momentin e takimit me ministrin, ndërsa raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Pas takimit me turistin, Klosi vlerësoi punën e agjencisë së zonave të mbrojtura duke thënë se ishin ata që shpëtuan polakun në malet e Thethit.

Ne vizituam një prej turistëve të aksidentuar dje në malet e Shkodrës, që vjen nga Polonia dhe shërben si destiancioni kryesor të turistëve që vijnë në vendin tonë. 230 mijë turistë polakë vizitojnë Shqipërinë këtë vit. I shprehëm shërbim të shpejtë për t’i uruar me një konjak tradicional shqiptar për të kujtuar më shumë Shqipërinë dhe një set me harta për më shumë informacion, por edhe për një mesazh për ata që administrojnë turizmin shqiptar që të vendosin rregulla dhe të punojmë së bashku me operatorët për standarde europiane.

Zonat e mbrojtura arritën ti shërbejnë turistit dhe i shpëtuan jetën, pasi mund të kishte ndodhur fatkeqësi më e madhe. Patën fatin që i shërbyem, ashtu si para një jave në Llogara. Këto janë sinjalet e para që shtimi i turizmit duhet të na shtojë rregullat. Jo të gjithë mund ta bëjnë dot këtë biznes, duhen rregulla më të forta. Falenderoj administratën e zonave të mbrojtura dhe po ashtu të gjithë stafin e spitalit të Shkodrës. Shoqata e tur operatorëve do u ofrojnë transport të lehtësuar atyre” tha ai. Por ndërsa e vlerësoi për punën e mirë, ai iu shmang pyetjes nëse do të pranonte dorëheqjen që Agim Dardha dha dje pas urdhrit të kryeministrit Rama.

Lajmi që duhet të diskutojmë është që Shkodra është mundësi e artë për të pasur një festival të ofertës turistike, nuk është vetëm bukuria e Velipojës dhe Bunës, por zonat e mbrojtura dhe malësia që është një perlë. Për të strukturuar këtë moment edhe hapësirat e zonave të mbrojtura janë të nevojshme. Ne me drejtorin kemi folur gjatë dhe kemi bërë plane shumë të bukura, si masterplani, por e gjithë kjo që po flasim është e ardhja e një turizmi të qëndrueshëm” përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME