Categories Lajme

“Turistit i presin veshin në një lokal në Sarandë”, pronari replikon me Sali Berishën

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e nje qytetari qe tregon per nje ngjarje e cila ngjan me nje skene filmi horror, nese eshte e vertete.

Duke iu referuar informacionit te qytetarit dixhital, Berisha tregon se ne nje bar ne Sarande, pronaret e lokalit i kane prere veshin nje klienti.

I presin veshin turistit ne Sarande!

Narkopolicia mbulon krimin!l

Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. Sb

pershendetje Doktor duke u gdhire e hena ne bar Orange Sarande pronaret e lokalit te cilet ju vete i keni denoncuar ne disa raste i kane prere veshin nje klienti para lokalit ne prezence te policise qytetari ka shkuar pa vesh ne spital dhe veshin ja kane cuar me vone ne prezence ka qene jo pak por 5 polica te cilet nuk kane identifikuar asnje person qe ka kryer te krim me justifikimin se pas ngjarjes jane mare me te lenduarin (personin te cilet ju pre veshi) per ta shoqeruar ne spital dhe nuk kane mundur te kapin autoret

Por pas akuzave të Berishës ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit.

Ai shkruan se në këtë lokal nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e tillë dhe se këto lajme të rreme përhapen për shkak të konkurrencës.

Pershendetje Doktor! Jam Spiro Iljadhi, pronar i “Orange Club” ne Sarande. Duke shprehur konsideraten per ju, po ju ve ne dijeni qe ne mjediset e brendshme apo te jashtme te lokalit tone, nuk ka ndodhur asnje ngjarje e ngjashme apo e njejte me ate qe qytetari dixhital ka derguar tek ju.

Askush nga pjestaret e stafit te lokalit tone nuk ka marre pjese ne ngjarje te tille dhe as nuk kemi dijeni se cfare mund te kete ndodhur diku gjetke. Perpiqemi t’u sherbejme pushuesve me mund e djerse duke garantuar qe jo vetem ata te kenaqen dhe argetohen por edhe te ndihen te sigurte tek ne. Cdo mesazh ne adrese tuaj nga njerez anonime eshte thjesht xhelozi dhe inat per arsye konkurrence. Ju faleminderit per mirekuptimin!Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME