Categories Kuzhina

Turli me thjerrëza dhe perime

Turli me thjerrëza dhe perime

Përbërësit:

1 qepë

3 thelpinj hudhra

2 patate mesatare

2 karrota

2 patëllxhanë

2 kunguj

1 degë selino

2 speca me ngjyrë mix

1/2 gotë thjerrëza

1 domate të madhe

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 gjethe Dafinë

Kripë dhe piper i zi, uthull

Majdanoz

Përgatitja:

Shpëlajmë thjerrëzat dhe i vendosim për të zierë në temperaturë mesatare. Pesë minuta pasi të fillojë zierja, i largojmë dhe i kullojmë.Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kavardisim qepën të grirë hollë derisa të zverdhet. Shtojmë hudhrat të prera në copëza dhe i trazojmë së bashku për 1 minutë. Fillimisht shtojmë perimet që duan më shumë kohë për zierje si përshembull karrotën, patetatet e më pas me radhë selinonë, patëllxhanin, kungullin, specat, domatet, të gjitha perimet të prera në kubikë.Vendosim një gjethe dafine dhe thjerrëzat dhe shtojmë ujë baras me nivelin e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë turlin të ziejë me kapak të mbyllur për 15 minuta. Në fund, shtojmë uthull sipas shijes që preferoni dhe e shërbejmë duke e skërkatur me majdanoz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME