Categories Lajme

TURP PER KETE TIPIN “K***rva të ndyra, doni t’ju tregoj p***nisin?”, turistet gjermane denoncojnë pronarin e lokalit në Himarë (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë raportohet se është regjistruar në një nga plazhet e rivierës shqiptare, në Himarë. Disa turiste gjermane kanë denoncuar pronarin e një prej hoteleve në Himarë, i cili në gjendje të dehur filloi tí shante dhe ofendonte ato. Ato kanë bërë me dije se rezervuan në këtë hotel nëpërmjet platformës “Booking”, por kur mbërritën në vendin e caktuar pronari filloi t’i ofendonte dhe t’i ndiqte.

Sipas turisteve, pronarit iu desh t’i pyeste rreth 6 herë për emrin dhe nuk arriti t’u jepte dhomën e rezervuar. Vajzat shprehen se i kërkuan gjithashtu edhe parkimin privat i cili përfshihej në çmim, por pronari thjesht hapi derën dhe i futi në një vend ku nuk kishte asnjë post parkimi të lirë.

Pas kësaj vajzat u kthyen përsëri tek recepsioni dhe i kërkuan të hynin në dhomën e prenotuar, por në këtë moment pronari filloi të bënte veprime të çuditshme dhe histerike. Pas kësaj vajzat duke mos u ndjerë rehat, thanë se do të largoheshin për shkak të atmosferës së krijuar.

Por në këtë moment pronari i hostelit fillon t’i ndjekë vajzat në parkim dhe filloi të godiste makinë me duar e duke sharë turistet gjermane. Në një moment, përveç ofendimeve e sharjeve nga më të ndyrat, pronari i hotelit pyet vajzat nëse donin t’iu tregonte organin e tij gjenital.

Denoncimi

Pershendetje Joq, ne e rezervuam këtë hostel (hostel himare relax në Shqipëri) nëpërmjet Booking, dhe kur mbërritëm pronari ishte plotësisht i dehur dhe po na shante. Atij iu deshën gjashtë herë për të pyetur se si quheshim dhe nuk arriti të na jepte dhomën tonë.

Ne gjithashtu kërkuam parkimin privat dhe më pas ai sapo e hapi dhe u largua dhe nuk kishte pothuajse asnjë hapësirë, kështu që u kthyem dhe pyetëm nëse është në rregull. Ai ende nuk arriti të gjente dhomën tonë dhe ne thjesht i kërkuam, ju lutemi a mund të na jepni dhomën tonë dhe ai u çmend shumë, kështu që ne thamë se do të largohemi sepse atmosfera ishte shume e keqe dhe unë u frikësova prej tij.

Ai na ndoqi në parking dhe na tha se unë do t’ju tregoj penisin tim dhe thjesht na tha të shkonim në dreq, ku*va të ndyra dhe më pas ai po godiste me grusht makinën time dhe gjithçka. Pronari i tij është një rrezik për çdo udhëtar. Ishim vërtet të frikësuara.

Unë kam një video ku ai na fyen dhe ishte i dehur. Dua t’jua dërgoj si provë. Ju lutem mund të postoni diçka në lidhje me të në mënyrë që të tjerët të paralajmërohen sepse kam frikë se diçka i ndodh dikujt. I thashë që punoj për Booking sepse shpresoja që ai të ndalonte, por nuk e bëri. Ne shkuam në polici dhe bëmë një deklaratë kundër tij. Flm.

Video nga situata e turpshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME