Categories Lajme

Kredia në lekë bëhet më e leverdisshme se ajo në euro

Kreditë në lekë po bëhen më të leverdishme se ato në euro, për të parën herë në vitet e fundit.

Eugen Musta, pedagog ekonomie, shpjegon për A2 CNN: “Kjo për shkak se të gjitha kreditë që jepen në Shqipëri kanë një komponent variabël, një “benchmark” që për kreditë në lek është bono thesari ndërsa për ato në euro është Euribori”.

Qasja më e butë e Bankës së Shqipërisë po ul normat e interesit të bonove të thesarit 12-mujore duke i çuar ato në 3.44%, niveli më i ulët i këtij viti. Nga ana tjetër, politika monetare më shtrënguese e Bankës Qendrore Europiane ka rritur në 3.98% Euriborin 12-mujor duke regjistruar kështu nivelin më të lartë këtë vit.

Eugen Musta shprehet: “Por, këtu përsëri duhet të kemi një projeksion afatgjatë pasi kreditë që merren janë afatgjatë, 20 apo 25-vjeçare dhe gjërat ndryshojnë me kohën”.

Ndaj, këshilla e ekspertëve është kjo: “Merre kredinë në monedhën që ke të ardhurat, për të shmangur rrezikun e luhatjes së kursit të këmbimit”.

Kredia më e lirë në lek se në euro pritet të jetë e përkohshme. Kjo pasi Banka e Shqipërisë, sipas edhe paralajmërimeve të Guvernatorit Sejko, mund të rrisë normën bazë të interesit në gjysmën e dytë të vitit, për shkak të presioneve të forta inflacioniste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME