Categories Politike

TURQI – Erdogan: Do të ndërtojmë 500 njësi banimi në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se vendi i tij do të ndërtonte 500 njësi banimi në Shqipëri. ”Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, deklaroi Erdogan.

“Në Shqipëri ra tërmet. Ministria e Mjedisit dhe Urbanizmit, në kuadër të Administratës së Zhvillimit të Strehimit Publik (TOKI), do të zhvillojë punimet në vendet e përshtatshme dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi në Shqipëri”, tha Erdogan në ceremoninë e vendosjes të gurit të themelit në një kompleks të Universitetit të Marmarasë në Stamboll.

“Kjo është përgjegjësia që na e ngarkon qytetërimi ynë, pra, vëllezërit turq do të ndërtojnë atje 500 njësi banimi për vëllezërit shqiptarë”, theksoi presidenti turk. “Ashtu sikurse dërguam me avion ekipet tona, kamionë dhe vendosëm tenda, edhe tani do të veprojmë njëlloj duke ndërtuar sa më parë këto njësi banimi dhe do të zgjasim dorën tonë të ndihmës për ata njerëz që janë në vështirësi në këto ditë dimri”, shtoi presidenti Erdogan./  a.jor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME