Categories Lajme

TURQI – Rifillojnë fluturimet e brendshme duke nisur nga e hëna

Turqia do të rifillojë me numër të kufizuar fluturimet e brendshme duke nisur nga e hëna, deklaroi ministri i Transporteve, ndërkohë që vendi ka filluar lehtësimin e masave kufizuese të vendosura që prej marsit për të parandaluar koronavirusin.

“Fluturimi i parë do të jetë nga Stambolli drejt kryeqytetit kombëtar, njoftoi ministri i Transporteve dhe Infrastrukturave,  Adil Karaismailoglu.

Do të ketë fluturime që prej dy aeroporteve të Stambollit drejt qytetit të Izmirit, qytetit turistik të Antalias dhe Trabzon, në brigjet e Deti të Zi.

Fluturimet me qytetet e tjera do të rifillojnë nga e mërkura.

“Duke nisur nga 1 qershori, ne do të jemi sërish në qiell”, njoftoi zëdhënësi i “Turkish Airlines” Yahya Ustun në një mesazh në Twitter.

“Turkish Airlines” kishte njoftuar më herët se do të rifillonte fluturimet e brendshme dhe fluturimet ndërkombëtare duke nisur nga 10 qershori.

Një sërë masash të tjera do të lehtësohen duke nisur nga e hëna, veçanërisht ndalimi i udhëtimeve në 15 qytetet më të prekura si Ankaraja dhe Stambolli.

Kafenetë dhe restorantet, parqet dhe muzetë do të rihapen.

Që prej konfirmimit të rastit të parë më 11 mars, Turqia njoftoi 4 489 të vdekur nga COVID-19 dhe më shumë se 162 000 të infektuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME